Sport

Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvinho

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ri, Sylvinho, nënshkruan kontratën e re gjatë konferencës së sotme për mediat në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë

Fatjon Cuka  | 09.01.2023 - Përdıtësım : 10.01.2023
Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvinho Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvinho Mendes Campos Júnior, ndërkohë është nënshkruar edhe kontrata e re mes FSHF-së dhe trajnerit brazilian, i njohur për publikun si Sylvinho, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ri, Sylvinho, nënshkruan kontratën e re gjatë konferencës së sotme për mediat në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë. Marrëveshja mes FSHF-së dhe stafit të ri të drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore.

Gjatë fjalës në konferencë ku i pranishëm ishte edhe ish-trajneri Edoardo Reja, Duka tha se kanë arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar deri në përfundim të kampionatit Evropian 2024.

"Pra tregon që objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë të bëjmë maksimumin e mundshëm me stafin e ri dhe me futbollistët që të arrijmë objektivat", tha Duka.

Trajneri i ri Sylvinho theksoi se ka ardhur në Shqipëri për të dhënë maksimumin dhe sipas tij "futbolli duhet të qëndrojë në zemrat dhe shpirtin e njerëzve".

"Ne kemi shumë dëshirë që të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë këtë kombëtare në vendin e duhur, në vende të rëndësishme dhe për këtë arsye jemi këtu. Federata shqiptare më bindi që të merrja përsipër këtë detyrë dhe jemi të kënaqur. Besoj do të bëjmë një punë të mirë", tha Sylvinho.

Sipas FSHF-së, Sylvinho ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Në karrierën e tij si lojtar, Sylvinho është aktivizuar te Corinthians​​​​​​​, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij. Ndërkohë, ai ka dhe një përvojë si trajner dhe zëvendëstrajner në disa ekipe.

Trajneri i ri zëvendëson trajnerin e deritanishëm Edoardo Reja, i cili e mori zyrtarisht këtë detyrë në prill të vitit 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın