Sport

Portugalia shpallet kampione e Kampionatit Evropian të Futbollit U-17

Ndeshja finale e Kampionatit Evropian të Futbollit U-17 “Shqipëri 2025”, Francë–Portugali, përfundoi me rezultatin 0:3

Fatjon Cuka  | 02.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Portugalia shpallet kampione e Kampionatit Evropian të Futbollit U-17  Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Portugalia është shpallur ekipi kampion i Kampionatit Evropian të Futbollit U-17 “Shqipëri 2025”, raporton Anadolu.

Ekipi portugez mposhti Francën me rezultatin 0:3, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Për ekipin fitues golat u shënuan nga Anisio Cabral në minutën e 30-të, Duarte Cunha në minutën e 38-të dhe minutën e 60-të nga Gil Neves.

Në Shqipëri u zhvilluan ndeshjet e futbollit të Kampionatit Evropian U-17 që filluan më 19 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın