Polonia dhe Uelsi nesër garojnë për një vend në ̀EURO 2024
Në gjysmëfinalet e së enjtes, Polonia mposhti Estoninë me rezultat 5-1, ndërsa Uellsi mposhti Finlandën me rezultat 4-1
Istanbul
Polonia dhe Uellsi nesër në stadiumin e qytetit në Cardiff do përballen për të siguruar një vend në EURO 2024, transmeton Anadolu.
Në gjysmëfinalet e së enjtes, Polonia mposhti Estoninë me rezultat 5-1, ndërsa Uellsi mposhti Finlandën me rezultat 4-1.
Javën e kaluar u zhvilluan gjithsej 6 ndeshje gjysmëfinale, nga të cilat rezultuan tre ndeshje finale të play-off-it:
- Uells - Poloni
- Ukrainë - Islandë
- Gjeorgji - Greqi
Tre fituesit në finalet e play-off-it plotësojnë formacionin me 24 kombëtaret për në EURO 2024.
Edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian do të zhvillohet në 10 qytete të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Munich Football Arena, ndërsa finalja do të luhet në Olympiastadion Berlin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.