Sport

Phil Foden nga Manchester City, lojtari më i vlefshëm në botën e futbollit

Sipas kritereve të tilla si mosha, koha e mbetur për përfundimin e kontratës, pozicioni, performanca në klub dhe në ekipin kombëtar dhe performanca e klubit, Foden kryesoi me vlerë tregu prej 190,2 milionë eurosh

Mutlu Demirtaştan  | 07.06.2021 - Përdıtësım : 07.06.2021
Phil Foden nga Manchester City, lojtari më i vlefshëm në botën e futbollit

Stamboll

Phil Foden nga skuadra angleze e futbollit Manchester City u përcaktua si lojtari me vlerën më të lartë të tregut në botën e futbollit me 190,2 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit "Futbollistët më të vlerësuar sipas të dhënave deri në qershor 2021" i përgatitur nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), u përcaktuan lojtarët me vlerën më të lartë të tregut në ligat kryesore të futbollit si, Gjermani (Bundesliga), Francë (Ligue 1), Angli (Premier League), Spanjë (La Liga) dhe Itali (Serie A).

Në përputhje me modelin e krijuar nga CIES sipas kritereve të tilla si mosha, koha e mbetur për përfundimin e kontratës, pozicioni, performanca në klub dhe në ekipin kombëtar dhe performanca e klubit, mesfushori anglez Foden kryesoi në renditjen e futbollistëve më të vlefshëm me një vlerë tregu prej 190,2 milionë eurosh.

Ndërkaq, një nga lojtarët anglezë të Manchester United-it, Mason Greenwood, ndoqi Foden-in me një vlerë tregu prej 178 milionë eurosh dhe Marcus Rashford me vlerë tregu prej 159,1 milionë eurosh.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund-it, Erling Haaland, i cili renditet i katërti në listë, u vlerësua me 155.5 milionë euro.

Pas këtyre lojtarëve u renditën holandezi Frenkie de Jong nga Barcelona (138,7 milionë euro), dhe spanjolli Pedri Gonzalez (133,2 milionë euro).

Francezi Kylian Mbappe i cili ishte në krye të listës për një kohë të gjatë nuk mund të hynte në top 10 për shkak të kontratës së tij me Paris Saint-Germain një sezon të mbetur. Mbappe mbetet në vendin e 12 me një vlerësim prej 118,3 milionë euro.

Ndërsa ylli argjentinas 33-vjeçar i Barcelonës, Lionel Messi dhe ylli portugez 36-vjeçar i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk u përfshinë në listë, e cila përfshinte 100 lojtarët më të mirë.

10 lojtarët me vlerën më të lartë të tregut renditen si më poshtë:

1. Phil Foden (Manchester City): 190,2 milionë euro

2. Mason Greenwood (Manchester United): 178 milionë euro

3. Marcus Rashford (Manchester United): 159,1 milionë euro

4. Erling Haaland (Borussia Dortmund): 155,5 milionë euro

5. Bruno Fernandes (Manchester United): 154,3 milionë euro

6. Frenkie de Jong (Barcelona): 138,7 milionë euro

7. Pedri Gonzalez (Barcelona): 133,2 milionë euro

8. Alphonso Davies (Bayern Mynih): 131,6 milionë euro

9. Joao Felix (Atletico Madrid): 127,8 milionë euro

10. Mason Mount (Chelsea): 123,6 milionë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın