Paul Pogba, lojtari më i mirë i UEFA Europa League
Pogba nuk ishte gjatë dorëzimit të çmimit në Monako, por paraprakisht trofeun ia ndau presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin

Monaco
MONACO (AA) - Paul Pogba ka fituar çmimin e parë si lojtari më i mirë i UEFA Europa League, bëhet e ditur sot në Monako, ku u mbajt shorti i grupeve për sezonin 2017/2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Ishte e sigurtë se çmimi do të përfundojë tek duart e lojtarëve të Manchester United, meqë përskaj francezit në zgjedhjen e ngushtë ishin lojtarët e “djajve të kuq” Zlatan Ibrahimoviç dhe Henrikh Mkhitaryan. Ata të kryesuar nga trajneri Jose Mourinho fituan Liga Evropën duke përballur në finale Ajax-in e Amsterdamit.
Pogba nuk ishte gjatë dorëzimit të çmimit në Monako, por paraprakisht trofeun ia ndau presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.
“Ju faleminderit. Nderohem që jam fituesi i parë i çmimit për lojtar më të mirë për Liga Evropa. Shpresoj se ky sezon do të jetë i mirë sikur sezoni i kaluar”, tha mesfushori i United-it.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.