Sport

Pamje shumëngjyrëshe në stadiumin "Luzhniki" në Moskë

Tifozët kroatë dhe francezë erdhën në stadium me fanellat ku janë të shënuar emrat e futbollistëve yje të kombëtareve të tyre

Hilmi Sever  | 15.07.2018 - Përdıtësım : 16.07.2018
Pamje shumëngjyrëshe në stadiumin "Luzhniki" në Moskë Şebnem Coşkun/AA

Moskē

MOSKË (AA) – Para ndeshjes finale të Kampionatit Botëror "Rusi 2018" e cila do të luhet në mes të Francës dhe Kroacisë, tifozët e të dy kombëtareve shprehën mbështetje entuziaste për ekipet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët të cilët morën vendet e tyre në stadiumin "Luzhniki" disa orë para ndeshjes, mbajnë rroba shumëngjyrëshe dhe fanella të futbollistëve të tyre të preferuar.

Në qendër të vëmendjes janë tifozët të cilët mbajnë rroba interesante, ndërkaq vazhdojnë përpjekjet për të gjetur bileta për të ndjekur ndeshjen.

Modriç dhe Mbappe

Tifozët kroatë dhe francezë erdhën në stadium me fanellat ku janë të shënuar emrat e futbollistëve yje të kombëtareve të tyre.

Emri që u vërejt më së shumti në fanallat e Kroacisë ishte ylli i kombëtares Luka Modriç.

Ndërsa tek tifozët e Francës, ashtu siç pritej, në masë të madhe shihen fanellat me emrin e lojtarit Mbappe.











Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın