Sport

Oscar Piastri fitues i Miami Grand Prix në Formula 1

Piloti australian i ekipit McLaren, Oscar Piastri fitoi Miami Grand Prix, garën e 6-të të sezonit në kampionatin Botëror në Formula 1

Selçuk Buğra Gökalp  | 05.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Oscar Piastri fitues i Miami Grand Prix në Formula 1 Foto: Miguel J. Rodriguez Carrillo / AA

Ankara

Piloti australian i ekipit McLaren, Oscar Piastri fitoi Miami Grand Prix, garën e 6-të të sezonit në kampionatin Botëror në Formula 1, raporton Anadolu.

Gara e përbërë nga 57 xhiro u zhvillua në pistën ndërkombëtare të autodromit të Miamit prej 5.4 kilometrash në Miami.

Piastri arriti fitoren e katërt të sezonit pasi e përfundoi i pari garën me kohën 1 orë e 28 minuta e 51.587 sekonda.

Ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris nga Britania e Madhe u rendit i dyti 4.63 sekonda pas tij dhe piloti britanik i ekipit Mercedes, George Russell u rendit i treti me 37.644 sekonda pas liderit.

Gara e shtatë e sezonit Emilia-Romagna Grand Prix do të mbahet në Itali më 18 maj.

Klasifikimi i pilotëve dhe skuadrave pas Miami Grand Prix janë si më poshtë:


- Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 131

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 115

3. Max Verstappen (Holandë): 99

4. George Russell (Britani e Madhe): 93

5. Charles Leclerc (Monako): 53


- Ekipet

1. McLaren: 246

2. Mercedes: 141

3. Red Bull: 105

4. Ferrari: 94

5. Williams: 37



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.