Sport

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike të Tokios

Kosova e cila po merr pjesë në Lojërat Olimpike "Tokio" 2020 me 11 sportistë deri më tani ka fituar dy medalje të arta, të dyja në xhudo në kategorinë e vajzave, nën mësimet e trajnerit Driton Kuka

Agim Sulaj  | 26.07.2021 - Përdıtësım : 26.07.2021
Nora Gjakova fiton medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike të Tokios

Prishtinë

Xhudistja Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e artë në deri 57 kilogramë, është bërë medalistja e dytë e artë nga Kosova pas Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike "Tokio 2020", transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri te finalja Nora Gjakova i kishte tri fitore. Ajo e nisi me fitore ndaj Sanne Verhagen të Holandës dhe vazhdoi me fitore ndaj sllovenes Kaja Kajzer. Në gjysmëfinale arriti fitoren ndaj japonezes Tsukasa Yoshida.

Nora në finale e mposhti francezen Sarah Leonie Cysique, pasi ajo u dënua me karton të kuq.

Të shtunën, në ditën e parë të Lojërave në Tokio, titull olimpik kishte fituar Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë.

Kosova e cila po merr pjesë në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" me 11 sportistë deri më tani ka fituar dy medalje të arta, të dyja në xhudo në kategorinë e vajzave, nën mësimet e trajnerit Driton Kuka.

Në përgjithësi, medalja e artë e Nora Gjakovës, shënon medaljen e tretë olimpike për Kosovën, meqë përpos saj dhe Distria Krasniqit, Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë në "Rio 2016".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.