Sport

Nga lufta në Palestinë ka pësuar "goditje" edhe sporti

715 sportistë janë vrarë, 24 sportistë u morën peng dhe 286 objekte sportive u shkatërruan në Rripin e Gazës ku Izraeli ka vazhduar sulmet e tij që nga 7 tetori 2023 e deri më tani

Fatih Erel  | 17.01.2025 - Përdıtësım : 19.01.2025
Nga lufta në Palestinë ka pësuar "goditje" edhe sporti

Istanbul

Në periudhën 15-mujore deri në marrëveshjen e armëpushimit midis administratës së Tel Avivit dhe Hamasit, 715 sportistë janë vrarë, 24 sportistë u morën peng dhe 286 objekte sportive u shkatërruan në Rripin e Gazës ku Izraeli ka vazhduar sulmet e tij që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të Federatës Palestineze të Futbollit (PFA), 375 futbollistë janë në mesin e 715 sportistëve të konfirmuar se janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza në 15 muaj.

Deri në marrëveshjen e armëpushimit, sporti palestinez ka pësuar një goditje të madhe ku emra të rëndësishëm të stafit të trajnuar sportiv kanë humbur jetën në sulme, ndërsa objektet pësuan dëme të mëdha si pasojë e bombardimeve izraelite.

Në pushtimin 15-mujor të Izraelit deri në njoftimin e armëpushimit, infrastruktura sportive e Palestinës u shkatërrua.

- 95 prej tyre janë fëmijë

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë 375 futbollistë, 95 prej të cilëve fëmijë.

Së fundmi të martën u njoftua se Shadi Al-Shaer, një futbollist nga klubi Beit Hanoun dhe Muhammad Abu Zayed nga klubi Nuseirat, u vranë ku dhe me këto humbje numri i sportistëve që kanë humbur jetën në luftën e Izraelit në Gaza u rrit në 715.

Sajid Al-Arouqi, portieri 18-vjeçar i Klubit Sportiv Al-Sadaka u vra në një bombardim izraelit që shënjestroi shtëpinë e tij në Rripin e Gazës në nëntor.

Në mesin e të vrarëve në sulmet izraelite janë edhe Hany Al-Masdar, ish-lojtari dhe menaxheri i ekipit olimpik dhe Mohammed Barakat, ish-lojtari i kombëtares, i njohur si "Legjenda e Khan Yunis" dhe golashënuesi i parë më i mirë i Gazës.

- U shkatërruan 286 objekte sportive

Izrael bombardoi 286 komplekse sportive në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite shkatërruan plotësisht ose pjesërisht 286 komplekse sportive duke përfshirë stadiume, salla sportive dhe klube.

Në mesin e këtyre komplekseve ndodhet edhe qendra e përgjithshme e PFA-së e cila ishte objektiv i sulmeve ajrore izraelite.

Nga 286 objektet sportive të shkatërruara në sulmet 15-mujore të Izraelit, 146 prej tyre u shërbenin palestinezëve në arenën e futbollit.

Në mesin e komplekseve të futbollit që u shkatërruan, 133 prej tyre ndodheshin në Gaza dhe 13 në Bregun Perëndimor.

- 24 sportistë u morën peng

Duke kryer sulme në Gaza, Izraeli ka shkaktuar vrasjen e sportistëve dhe shkatërrimin e komplekseve dhe në periudhën 15-mujore që ka kaluar ka marrë peng edhe sportistë.

Për periudhën 15-mujore njoftohet se Izraeli ka marrë peng 24 sportistë.

- Fushat e futbollit u përdorën si "varreza"

Si pasojë e sulmeve izraelite, 90 për qind e objekteve sportive në Gaza u shkatërruan, ndërsa fushat e futbollit u përdorën si "varreza".

Ndërkohë në gjenocidin e Izraelit u shkatërruan 90 për qind e objekteve sportive në Rripin e Gazës.

Shumë stadiume në rajon janë ndër strukturat që janë shkatërruar nga sulmet ajrore dhe artilerisë izraelite dhe disa fusha futbolli u përdorën si vendvarrime të përkohshëm për shkak se shumë varreza ishin të mbushura ose të paarritshme.

Një video u shfaq gjithashtu nga trupat izraelite duke përdorur stadiumin Yarmouk si një burg të përkohshëm për të burgosurit palestinezë në janar 2024.

- Shumë sportistë profesionistë ranë dëshmorë në Gaza

Në mesin e sportistëve palestinezë që ranë dëshmorë janë lojtari i Klubit të Futbollit Khan Younis, Shadi Abul Al-Araj, ish-trajneri dhe menaxheri i klubit Taha Kellab dhe kapiteni dhe lojtari i tij me përvojë, Mohammed Barakat.

Dëshmor ka rënë edhe Shadi Abu Al-Araj, portieri i klubit të futbollit Shabab Khan Younis.

Në sulmet izraelite humbën jetën edhe shumë fëmijë nga Akademia Sportive Al-Wahda në Deir al-Balah, në "zemrën" e Rripit të Gazës.

Abu al-Atta, një mbrojtës palestinez 34-vjeçar për ekipin e Rripit të Gazës Al-Ahly Gaza dhe gruaja e tij Ruba Esmael Abu al-Atta si dhe dy fëmijët e tyre u vranë në një sulm ajror të kryer ndaj shtëpisë së tyre në qytetin e Gazës më 23 qershor.

Bilal Abu Samaan, trajneri i ekipit kombëtar të atletikës gjithashtu ra dëshmor në një sulm ajror më 18 dhjetor 2023, ndërsa Hani al-Masdar, trajneri i ekipit olimpik i futbollit palestinez u vra nga një raketë e lëshuar nga një avion izraelit në janar 2024.

Majed Abu Maraheel, atleti i parë palestinez që mori pjesë në Lojërat Olimpike humbi jetën nga dështimi i veshkave për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike pas sulmeve izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza.

Mes viktimave është edhe ish-futbollisti dhe shefi ekzekutiv i Kombëtares Olimpike Palestineze, Hani Al-Masry.

Forcat izraelite vranë gjithashtu në Bregun Perëndimor futbollistin 23-vjeçar Ahmed Daraghmeh.

Si pasojë e sulmeve ka humbur jetën edhe Hani al-Masdar, trajneri i skuadrës olimpike palestineze të futbollit të njohur si "Abu Abad" në Palestinë.

Nga sulmet humbën jetën basketbollisti 27-vjeçar i ekipit të basketbollit Al-Breij, Bassim al-Nabahin dhe futbollisti 28-vjeçar i ekipit Al-Ahli Beit Hanoon, Rashid Dabbour.

Dy volejbollistë palestinezë, Hassan Abu Zuaiter dhe Ibrahim Qusaya të cilët luanin për ekipin kombëtar dhe klubin Al-Sadaka, u martirizuan në sulmin izraelit që shënjestroi kampin Jabalia në Rripin e Gazës.

Jibril Rajoub, kreu i Federatës Palestineze të Futbollit theksoi se forcat izraelite kanë sulmuar qëllimisht klubet sportive palestineze dhe se kjo është një shkelje e qartë e Kartës Olimpike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın