Sport

Nesër finalet e raundit të "play-off"-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Turqisë do të jetë mysafire e Kosovës në orën 20:45

Mutlu Demirtaştan  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Nesër finalet e raundit të "play-off"-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026

Stamboll

 Ndeshjet finale të raundit të "play-off"-it të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohen nesër, raporton Anadolu.

Katër ekipet e fundit nga kontinenti evropian që do të marrin pjesë në Kupën e Botës do të caktohen përmes katër ndeshjeve finale të "play-off"-it.

Përfaqësuesja e Turqisë, e cila në gjysmëfinale mposhti Rumaninë me rezultat 1-0, në finalen e "play-off"-it do të përballet si mysafire me Kosovën që e mposhti Sllovakinë me rezultat 3-4, në orën 20:45.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Meksika dhe Kanadaja do të jenë mikpritëse të Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Programi i ndeshjeve finale të raundit të "play-off"-it, që do të fillojnë të gjitha në orën 20:45, është si në vijim:

Kosovë - Turqi

Bosnjë e Hercegovinë - Itali

Suedi - Poloni

Çeki - Danimarkë



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın