Nesër fillojnë ndeshjet e javës së 9-të në kudër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026
Shqipëria në këtë javë luan kundër Andorrës në terren të jashtëm, ndërsa Kosova do të jetë mysafire e Sllovenisë
Istanbul
Java e 9-të e kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës 2026 do të fillojë nesër me 8 ndeshje, raporton Anadolu.
Shqipëria në këtë javë luan kundër Andorrës në terren të jashtëm, ndërsa Kosova do të jetë mysafire e Sllovenisë.
Shqipëria gjendet në vendit e dytë me 11 pikë të grumbulluara në grupin K, menjëherë pas Anglisë e cila ka 18 pikë. Në javën e fundit të grupit të saj, Shqipëria do të përballet me Anglinë.
Ndërkaq, Kosova e cila renditet e dyta me 7 pikë në grupin B, menjëherë pas Zvicrës e cila ka grumbulluar 10 pikë. Kosova në javën e fundit në grup do të përballet me Zvicrën.
Nga vendet e rajonit Maqedonia e Veriut këtë javë nuk ka ndeshje, por në Shkup do të përballet në miqësore me Letoninë.
Serbia me Anglinë, Kroacia me Ishujt Faroe, Mali i Zi me Gjibraltarin dhe Bosnjë e Hercegovina me Rumaninë janë përballjet tjera të vendeve të rajonit në javën e 9-të.
Gjithashtu, Turqia do të presë Bullgarinë, ndërsa Greqia të presë Skocinë.
Programi i ndeshjeve është si në vijim:
Nesër, 13 nëntor e enjte:
Grupi D
18:00 Azerbajxhan-Islandë
20:45 Francë-Ukrainë
Grupi F
18:00 Armeni-Hungari
20:45 Irlandë-Portugali
Grupi I
18:00 Norvegji-Estoni
20:45 Moldavi-Itali
Grupi K
20:45 Andorrë-Shqipëri
20:45 Angli-Serbi
14 nëntor, e premte
Grupi A
20:45 Luksemburg-Gjermani
20:45 Sllovaki-Irlandë e Veriut
Grupi G
18:00 Finlandë-Maltë
20:45 Poloni-Holandë
Grupi L
20:45 Gjibraltar-Mali i Zi
20:45 Kroaci-Ishujt Faroe
15 nëntor, e shtunë
Grupi B
20:45 Zvicër-Suedi
20:45 Slloveni-Kosovë
Grupi C
20:45 Danimarkë-Bjellorusi
20:45 Greqi-Skoci
Grupi E
18:00 Turqi-Bullgari
18:00 Gjeorgji-Spanjë
Grupi H
18:00 Administrata e Qipros Greke-Austri
20:45 Bosnjë e Hercegovinë-Rumani
Grupi J
15:00 Kazakistan-Belgjikë
18:00 Liechtenstein-Uells
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
