Sport

Nesër shorti për ndeshjet e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të UEFA-s

Ndeshjet e para të fazës një të tetës së finales do të luhen më 4-5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11-12 mars

Emre Aşıkçı  | 20.02.2025 - Përdıtësım : 21.02.2025
Nesër shorti për ndeshjet e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të UEFA-s

Istanbul

Nesër në selinë e UEFA-s në Zvicër, do të hidhet shorti për ndeshjet e futbollit të një të tetës së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.

Tetë ekipet e para në fazën e ligës – Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter Milan, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa kishin siguruar kualifikimin në raundin e 16 klubeve më të mira, duke iu shmangur fazës së "play-off"-it.

Atyre iu bashkuan tetë fituesit e "play-off"-it me dy ndeshje, një format i zbatuar për herë të parë për sezonin 2024-25.

Këto skuadra ishin Feyenoord, Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe PSV, të cilat siguruan vend në raundin e një të tetës së finales duke mposhtur kundërshtarët e tyre në fazën shtesë eliminatore.

Ndeshjet e para të fazës një të tetës së finales do të luhen më 4-5 mars ndërsa ato të kthimit më 11-12 mars.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın