Sport

Nesër në Mynih luhet finalja e Ligës së Kampionëve, PSG-Inter

Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s do të luhet midis klubit italian Inter dhe atij francez, Paris Saint-Germain në stadiumin "Allianz Arena" në Mynih të Gjermanisë

Fatih Erel  | 30.05.2025 - Përdıtësım : 31.05.2025
Nesër në Mynih luhet finalja e Ligës së Kampionëve, PSG-Inter

Stamboll

Në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, turneut më të rëndësishëm për klube në futbollin evropian, klubi italian Inter do të përballet nesër me ekipin francez, Paris Saint-Germain, raporton Anadolu.

Ndeshja finale do të luhet në stadiumin "Allianz Arena" në Mynih të Gjermanisë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:00.

Referi kryesor i ndeshjes do të jetë Istvan Kovacs nga Federata Rumune e Futbollit. Ndihmës të tij do të jenë Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi nga i njëjti vend. Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë portugezi, Joao Pedro Silva Pinheiro.

Dy klubet e njohura në futbollin evropian nuk janë përballur kurrë më parë me njëra-tjetrën në ndeshje zyrtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın