Sport

Ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve, Shkëndija nesër përballet me FK Qarabag në Azerbajxhan

Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, nesër do të caktohen 10 ekipet që do të kalojnë në fazën e "play-off"-it

Yunus Kaymaz  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 12.08.2025
Ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve, Shkëndija nesër përballet me FK Qarabag në Azerbajxhan

Istanbul

Ndeshjet kthyese të raundit të tretë kualifikues në UEFA Ligën e Kampionëve do të zhvillohen nesër, ndërkaq Shkëndija do të përballet me FK Qarabag në Azerbajxhan, raporton Anadolu.

Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, nesër do të caktohen 10 ekipet që do të kalojnë në fazën e "play-off"-it.

Në ndeshjen e parë Shkëndija në Shkup humbi me rezultatin 1-0 ndaj FK Qarabagut të Azerbajxhanit. Ndeshja kthyese do të luhet në stadiumin "Tofiq Bahramov" në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku.

Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues dhe rezultatet e ndeshjeve të para janë si në vijim:



18:00 Qarabag (Azerbajxhan) - Shkëndija (Maqedoni e Veriut) (1-0)

19:00 Fenerbahçe (Turqi) - Feyenoord (Holandë) (1-2)

19:00 Copenhagen (Danimarkë) - Malmö (Suedi) (0-0)

19:00 Viktoria Plzen (Çeki) - Rangers (Skoci) (0-3)

19:00 Pafos (Administrata e Qipros Greke) - Dinamo Kiev (Ukrainë) (1-0)

19:30 Club Brugge (Belgjikë) - Salzburg (Austri) (1-0)

20:15 Slovan Bratislava (Sllovaki) - Kairat (Kazakistan) (0-1)

20:15 Ferencvaros (Hungari) - Ludogorets (Bullgari) (0-0)

21:00 Crvena Zvezda (Serbi) - Lech Poznan (Poloni) (3-1)

21:00 Benfica (Portugali) - Nice (Francë) (2-0)



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın