Sport

Ndeshjet e javës së pestë të UEFA Champions League fillojnë nesër

Ndeshjet e javës së pestë, të organizimit më të rëndësishëm të klubeve futbollistike në Europë, do të luhen nesër dhe më 25 nëntor të mërkurën

Erkan Tiryaki  | 23.11.2015 - Përdıtësım : 23.11.2015
Ndeshjet e javës së pestë të UEFA Champions League fillojnë nesër

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Java e pestë e UEFA Ligës së Kampioneve (UEFA Champions League) do të nisë me ndeshjet që do të luhen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).

Nesër do të luhen 8 ndeshje në grupet E, F, G dhe H të organizimit më të rëndësishëm të klubeve futbollistike të Europës. Ndërsa java e pestë e ligës do të përfundojë me 8 ndeshje të grupeve A, B, C dhe D të cilët do të luhen më 25 nëntor të mërkurën.

Klubi turk Galatasaray, në grupin C do të ndeshet më 25 nëntor të mërkurën me klubin spanjoll Atletico Madrid.

Në grupin E Barcelona do të luajë me ekipin italian Roma, arbitër i së cilës do të jetë turku Cüneyt Çakır.

Para ndeshjeve të javës së pestë ekipet Real Madrid, Manchester City dhe Zenit kishin garantuar të avancojnë në raundin e dytë.

Orari i Ndeshjeve të UEFA Ligës së Kampionëve të javë së pestë është si më poshtë:

Nesër:

Grupi E:

19.00 BATE (Belarus)-Bayer Leverkusen (Gjermania)

21.45 Barcelona (Spanjë) -Roma (Itali)

Grupi F:

21.45 Arsenal (Angli)-Dinamo Zagreb (Kroaci)

21.45 Bayern Münih (Gjermani)-Olympiakos (Greqia)

Grupi G:

21.45 Porto (Portugali)-Dinamo Kiev (Ukrainë)

21.45 Maccabi Tel-Aviv (Izrael)-Chelsea (Angli)

Grupi H:

19.00 Zenit (Rusi)-Valencia (Spanjë)

21.45 Olympique Lyon (Francë)-Gent (Belgjikë)

25 nëntor e mërkurë:

Grupi A:

21.45 Malmö (Suedi)-Paris Saint Germain (Francë)

21.45 Shakhtar Donetsk (Ukrainë)-Real Madrid (Spanjë)

Grupi B:

19.00 CSKA Moskova (Rusi)-Wolfsburg (Gjermani)

21.45 Manchester United (Angli)-PSV (Holandë)

Grupi C:

17.00 Astana (Kazakistan)-Benfica (Portugali)

21.45 Atletico Madrid (Spanjë)-Galatasaray (Turqi)

Grupi D:

21.45 Juventus (Itali)-Manchester City (Angli)

21.45 Borussia Mönchengladbach (Gjermani)-Sevilla (Spanjë)

  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.