Sport

Ndeshjet e gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kombeve do të fillojnë nesër

Finalistët do të përcaktohen pas ndeshjeve që do të luhen nesër dhe të enjten

Mutlu Demirtaştan  | 03.06.2025 - Përdıtësım : 03.06.2025
Ndeshjet e gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kombeve do të fillojnë nesër

Stamboll

Ndeshjet e gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kombeve do të fillojnë nesër, raporton Anadolu.

Finalistët do të përcaktohen pas ndeshjeve që do të luhen nesër dhe të enjten, më 5 qershor, të organizuara nga Gjermania këtë edicion.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të turneut, Gjermania dhe Portugalia do të takohen në Allianz Arena në Mynih nesër në orën 21:00.

Ndeshja tjetër e gjysmëfinales midis Spanjës dhe Francës do të luhet më 5 qershor të enjten në të njëjtën kohë në Arenën MHP në Stuttgart.

Humbësit e këtyre ndeshjeve do të përballen më 8 qershor të dielën në orën 15:00 për vendin e tretë në Stuttgart.

Finalja që do të përcaktojë kampionin e sezonit 2024-2025 në Ligën e Kombeve do të luhet të njëjtin ditë në orën 21:00 në Mynih.

Portugalia, Franca dhe Spanja ishin fituesit e edicioneve të mëparshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s, e cila mbahet për herë të katërt këtë vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın