Sport, BALLKANI

Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët shqiptarë krijojnë atmosferë festive në Tiranë

Me flamuj të Shqipërisë dhe simboleve të tjera kombëtare, tifozët kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke festuar dhe mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë.

Fatjon Cuka  | 07.06.2025 - Përdıtësım : 08.06.2025
Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët shqiptarë krijojnë atmosferë festive në Tiranë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Tiranë është krijuar një atmosferë festive nga tifozët që mbështesin Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll në ndeshjen ndaj Serbisë, raporton Anadolu.

Me flamuj të Shqipërisë dhe simboleve të tjera kombëtare, tifozët kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke festuar dhe mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë.

Gjithashtu, mijëra tifozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare do të jenë të pranishëm edhe në Stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes.

Nga ana tjetër, institucionet shqiptare kanë marrë masa shtese të sigurisë, ku janë angazhuar mijëra forca policore.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve të Botërorit 2026, do të zhvillohet sot në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikueseve, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın