Ndeshja Shqipëri-Turqi, pjesa e parë përfundon me rezultatin 0-1
Në minutën e 21-të të ndeshjes shënoi gol Burak Yılmaz, duke kaluar në avantazh ekipin turk

Shkodër
Ka përfunduar me rezultatin 0-1 pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Turqi, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në minutën e 21-të të ndeshjes që po luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër shënoi gol Burak Yılmaz, duke kaluar në avantazh ekipin turk.
Ndeshja drejtohet nga gjyqtari Tobias Stieler i Federatës Gjermane të Futbollit, dhe ndihmësit e tij Mike Pickel dhe Christian Gittelmann.
Të dyja skuadrat janë mbështetur nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij.
Në formacionin zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë janë Etrit Berisha, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Berat Djimsiti, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Ardian Ismajli, Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Amir Abrashi.
Ndërsa në formacionin zyrtar të Kombëtares së Turqisë janë Mert Günok, Gökhan Gönül, Kaan Ayhan, Merih Demiral, Hasan Ali Kaldırım, Mahmut Tekdemir, Emre Belözoğlu, Okay Yokuşlu, Hakan Çalhanoğlu, Burak Yılmaz dhe Cenk Tosun.
Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.