Ndeshja Shkëndija - Qarabag në Shkup përfundon me rezultat 0-1
Qarabağ, i njohur për përvojën e tij evropiane, e menaxhoi kryesisht lojën me një posedim më të madh të topit, ndërsa Shkëndija, nga ana tjetër, pavarësisht se tregoi vendosmëri nuk arriti të kundërpërgjigjet

Shkup
Ndeshja mes Shkëndijës dhe skuadrës azerbajxhanase Qarabag, që u zhvillua sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të mysafirëve, raporton Anadolu.
Kampioni i Azerbajxhanit morën avantazhin herët kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut me golin nga penaltia të Toral Bayramov në minutën e 18-të të ndeshjes.
Qarabağ, i njohur për përvojën e tij evropiane, e menaxhoi kryesisht lojën me një posedim më të madh të topit, ndërsa Shkëndija, nga ana tjetër, pavarësisht se tregoi vendosmëri nuk arriti të kundërpërgjigjet.
Ndeshja e sotme ishte një natë historike për Shkëndijën, pasi për skuadrën e Tetovës kjo ishte një nga fazat më të largëta që ka arritur në garat ndërkombëtare.
Kjo është ndeshja e parë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet të martën e ardhshme, 12 gusht, në orën 18:00 në Stadiumin Republikan Tofiq Bahramov në kryeqytetin azerbajxhanas Baku.
Fituesi i ndeshjes Shkëndija - Qarabag do të përballet me më të mirin e dy dueleve midis skuadrës bullgare Ludogorets dhe asaj hungareze Ferencvarosi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.