Sport

Ndeshja miqësore Maqedoni e Veriut - Letoni përfundon pa gola në Shkup

Në përballjen miqësore ndërkombëtare, që përfundoi pa fitues, të dy ekipet krijuan pak raste të rrezikshme para portës, me një dominim të lehtë të ekipit të Letonisë në posedim, por pa avantazhe reale në gola

Abdulbesar Ademi  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Ndeshja miqësore Maqedoni e Veriut - Letoni përfundon pa gola në Shkup Burimi: Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM)

Shkup

Ndeshja miqësore në futboll midis kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, e zhvilluar në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, ka përfunduar pa gola, transmeton Aandolu.

Në përballjen miqësore ndërkombëtare, që përfundoi pa fitues, të dy ekipet krijuan pak raste të rrezikshme para portës, me një dominim të lehtë të ekipit të Letonisë në posedim, por pa avantazhe reale në gola.

Kjo ndeshje miqësore shërbeu si përgatitje për Maqedoninë e Veriut në prag të sfidave të mëdha.

Më 18 nëntor, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut si nikoqire do të përballet kundër Uellsit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në këtë garë ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e dytë të Grupit J me 13 pikë, pas Belgjikës me 14 pikë. Në vendin e tretë është Uellsi me 10 pikë, i ndjekur nga Kazakistani me 7 pikë dhe në fund Lihtenshtajni me asnjë pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.