Sport

Ndërron jetë ish-trajneri i klubit Sigal-Prishtina, Sabit Haxhiç

Sabit Haxhiç, ish basketbollisti i njohur dhe më pas edhe trajner në 2014 udhëhoqi klubin e basketbollit Sigal-Prishtina

Dejan Maksimoviç  | 03.03.2018 - Përdıtësım : 04.03.2018
Ndërron jetë ish-trajneri i klubit Sigal-Prishtina, Sabit Haxhiç

Antalya

SARAJEVË (AA) – Sabit Haxhiç, ish basketbollisti i njohur dhe më pas edhe trajner i suksesshëm ndërroi jetë në një spital të Antalyas në Turqi në moshën 60 vjeçare nga një sulm në tru që pësoi njëzet ditë më parë. Mjekët luftuan për jetën e tij nga mesi i shkurtit, por fatkeqësisht nuk ia dolën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haxhiç do të kujtohet si njeriu i cili katër herë si trajner udhëhoqi përfaqësuesen e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në basketboll në Kampionatin Evropian. Herën e parë si trajner ishte në vitin 1997 në Spanjë, pastaj në 1999 në Francë dhe dy vjet më vonë në Turqi dhe në fund të vitit 2011 në Lituani, gjatë mandatit të tij të dytë në stolin e ekipit të BeH-së. 

Haxhiç e kaloi tërë karrierën e tij si lojtar në klubin Bosna të Sarajevës, me të cilën në vitin 1979 fitoi titullin e kampionit të klubeve evropiane. Me përfaqësuesen e ish Jugosllavisë, fitoi medaljen e bronzit në Olimpiadën Verore të vitit 1984 në Los Angeles të SHBA-ve ndërsa në vitin 2014 udhëhoqi klubin e basketbollit Sigal-Prishtina.

Lamtumirën e fundit Haxhiçit ia dhanë edhe nga Federata e Basketbollit të Bosnjë e Hercegovinës.

Haxhiç ka lindur më 7 gusht 1957 në Sarajevë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın