Sport

NBA, Pelicans angazhon trajnerin Van Gundy

"Jam i entuziazmuar t'i bashkohem një ekipi të talentuar si New Orleans Pelicans...Mezi pres të flas me lojtarët tanë dhe të filloj procesin", tha Stan Van Gundy

Can Erözden  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
NBA, Pelicans angazhon trajnerin Van Gundy

Ankara

Ekipi New Orleans Pelicans i Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), do të emërojë Stan Van Gundy, si trajnerin e tyre të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

"Stan Van Gundy ka rënë dakord për t'u bërë trajneri i ardhshëm i New Orleans Pelicans", tha në Twitter gazetari i shquar i NBA-së, Adrian Wojnarowski, duke treguar që të dyja palët të mërkurën ranë dakord për një marrëveshje.

Van Gundy, 61-vjeçar, tha se është i entuziazmuar që do të jetë trajner i Pelicans.

"Jam i entuziazmuar t'i bashkohem një ekipi të talentuar si New Orleans Pelicans... Mezi pres të flas me lojtarët tanë dhe të filloj procesin", shkroi ai në Twitter.

Ai është ish-trajneri i Miami Heat, Orlando Magic dhe Detroit Pistons, por nuk ka qenë trajner që nga viti 2018 kur u nda nga Detroit.

Van Gundy ishte trajner i Magic nga viti 2007-2012 kur ata mbërritën në Finalet e NBA-së 2009, por humbi nga Los Angeles Lakers me 4-1 në seri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın