Sport

Nadal në finalen e Australian Open, në kërkim të trofeut të 21-të Grand Slam

Për Nadal, tenistin e pestë në renditjen botërore, kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e gjashtë në finalen e Australian Open, të cilën e ka fituar vetëm një herë në vitin 2009

Yunus Kaymaz  | 28.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
Nadal në finalen e Australian Open, në kërkim të trofeut të 21-të Grand Slam

Melbourne

enisti spanjoll Rafael Nadal (35) arriti në finalen e turneut të parë Grand Slam të sezonit Australian Open pasi mundi në gjysmëfinale italianin Matteo Berrettini me rezultatin 3:1 në sete (6:3, 6:2, 3:6, 6:3), transmeton Anadolu Agency (AA).

Për Nadal, tenistin e pestë në renditjen botërore, kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e gjashtë në finalen e Australian Open, të cilën e ka fituar vetëm një herë në vitin 2009.

Nadal do të luftojë për titullin rekord të 21-të Grand Slam në karrierën e tij ndaj fituesit të duelit mes rusit Daniil Medvedev dhe grekut Stefanos Tsitsipas.

Spanjolli ka fituar 20 tituj Grand Slam në karrierën e tij: 13 herë fitoi Roland Garros, katër herë US Open, dy herë fitoi finalen në Wimbledon dhe një herë në Australi.

Përveç tij, tenisti i parë në botë, Novak Gjokoviq, i cili u deportua nga Australia para fillimit të turneut, dhe zvicerani Roger Federer, i cili nuk luajti për shkak të problemeve me gjurin, kanë nga 20 tituj secili në katër turnetë më të mëdhenj botërorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın