Nadal fiton "Australian Open" me një kthesë të madhe
Me këtë fitore në finale, Nadal fitoi Grand Slam-in e 21-të në karrierën e tij, i cili kaloi Novak Gjokoviçin dhe Roger Federerin, të cilët kanë nga 20 tituj Grand Slam

Ankara
Tenisti spanjoll Rafael Nadal shënoi fitore ndaj tenistit rus Daniil Medvedev në finalen e madhe të "Australian Open" për vitin 2022 me rezultatin 3:2 në sete, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë fitore në finale, Nadal fitoi Grand Slam-in e 21-të në karrierën e tij, i cili kaloi Novak Gjokoviçin dhe Roger Federerin, të cilët kanë nga 20 tituj Grand Slam dhe kështu u bë tenisti më i suksesshëm në histori.
Medvedev dominoi plotësisht në setin e parë dhe festoi me 6:2. Pas shumë pasigurish, tenisti rus fitoi setin e dytë me rezultat 7:6.
Megjithatë, Nadal luajti shkëlqyeshëm pas kësaj dhe fitoi dy setet e radhës me 6:4.
Në setin e pestë vendimtar pas një loje të shkëlqyer, tenisti spanjoll ishte më i mirë me 7:5, për fitoren në finalen e madhe dhe titullin e 21-të Grand Slam në karrierë.
Ky është titulli i dytë Nadalit në Australi dhe pas Gjokoviçit ai u bë tenisti i dytë me të paktën dy tituj në çdo turne Grand Slam.
Me këtë disfatë, Medvedev humbi shansin për të fituar titullin e dytë Grand Slam si dhe mundësinë që nga 21 shkurti të arrijë Gjokoviçin në renditjen e listës ATP.