Sport

"Nëse nuk mbahen në 2021, Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen"

Lojërat Olimpike verore 2020 u shtynë për një vit për shkak të pandemisë së koroanvirusit

Riyaz Khaliq   | 21.05.2020
"Nëse nuk mbahen në 2021, Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen"

Ankara

Pasi u vendos shtyrja për një vit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), Lojërat Tokio 2020, do të duhet të anulohen nëse nuk mbahen verën e ardhshme, sipas kreut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nuk mund të punësosh përgjithmonë 3.000 ose 5.000 njerëz në një komitet organizativ. Nuk mund të ndryshoni çdo vit të gjithë orarin e sportit në të gjithë botën për të gjitha federatat kryesore. Ju nuk mund të mbani sportistët në pasiguri", citoi Kyodo News të ketë thënë Thomas Bach. 

Bach tha se Kryeministrit japonez Shinzo Abe i është bërë e qartë se nuk ka plan B nëse lojërat shtyhen më tej.

Sipas vendimi të ri, Olimpiada do të fillojë më 23 korrik 2021 dhe do të zhvillohet deri më 8 gusht.

Lojërat Olimpike të Tokios do të pasohen nga Kina që pret Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin 2022.

I pyetur nëse turneu mund të mbahej pas dyerve të mbyllura, presidenti i KON tha: "Kjo nuk është ajo që duam".

"Sepse fryma olimpike ka të bëjë edhe me bashkimin e tifozëve, dhe kjo është ajo që i bën lojërat kaq unike ... por nëse marrim një vendim, unë do të kërkoja nga ata që të më jepnin pak më shumë kohë për konsultime me atletët, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me partnerët japonezë", shtoi ai.

Lojërat Olimpike u anuluan për herë të fundit në vitin 1944 për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por lojërat kurrë nuk janë shtyrë në historinë e tyre moderne 124-vjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.