Sport

Në qytetin e Gjakovës u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejt

Në garën e cila organizohet tradicionalisht në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftë e Parë Botërore", sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 10.08.2025 - Përdıtësım : 11.08.2025
Në qytetin e Gjakovës u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejt Foto: Eren Beksaç/AA

Gjakovë

Në qytetin e Gjakovës në Kosovë është mbajtur gara e 75-të tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshejt, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara u organizua nga klubi i kërcimit "Bridge Divers" në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, ndërsa e ndoqën qindra njerëz.

Në garën e cila organizohet tradicionalisht në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftë e Parë Botërore", sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë.

Kërcyesi Florid Gashi zuri vendin e parë, Shkelzen Goçi të dytin dhe Vedat Krasniqi të tretin.

Tradita e kërcimit nga Ura e Fshejt ka vazhduar pandërprerë nga viti 1954 e deri në 1999 në kohën e Luftës së Kosovës, ndërsa pas disa vitesh ndërprerje, tradita rifilloi në vitin 2014.

Organizatorët synojnë që këtë ngjarje ta ndërkombëtarizojnë duke kontribuuar në turizmin e vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın