Sport

Në historinë e Lojërave Olimpike janë anuluar 149 medalje

Rusia ka qenë në qendër të disa skandaleve të dopingut, ku gjithsej janë anuluar 46 medalje olimpike të fituara nga atletët rusë për shkak të shkeljeve të rregullave anti-doping

Emre Aşıkçı  | 15.02.2022 - Përdıtësım : 15.02.2022
Në historinë e Lojërave Olimpike janë anuluar 149 medalje

Stamboll

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka anuluar gjithsej 149 medalje për shkak të shkeljeve të rregullave anti-doping në historinë e tij, ku në shumicën e rasteve janë përfshirë atletët rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rusia ka qenë në qendër të disa skandaleve të dopingut, ku gjithsej janë anuluar 46 medalje olimpike të fituara nga atletët rusë për shkak të shkeljeve të rregullave anti-doping.

Nga 11 medalje olimpike u janë hequr atletëve bjellorusë dhe ukrainas për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, ndërsa atletëve që përfaqësojnë Kazakistanin u janë hequr nëntë medalje gjithsej.

Për sa i përket llojit të sportit, më shumë masa disiplinore për shkeljen e rregullave deri më tani janë marrë ndaj sportistëve që garojnë në atletikë dhe peshëngritje, me nga 50 shkelje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.