Mohamed Salah shpallet Futbollisti i Vitit në Angli
Salah, i cili luajti rol kyç në fitimin e titullit të Liverpoolit sezonin e kaluar, u bë lojtari i parë që e fitoi këtë çmim tre herë

Londër
Futbollisti egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit në Premierligë, që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionalë (PFA), transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga PFA, 33-vjeçari Salah u vlerësua me çmimin, duke mposhtur shokun e skuadrës Alexis Mac Allister, kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, Alexander Isak nga Newcastle United, Cole Palmer nga Chelsea dhe Declan Rice nga Arsenal.
Salah, i cili luajti rol kyç në fitimin e titullit të Liverpoolit sezonin e kaluar, u bë lojtari i parë që e fitoi këtë çmim tre herë.
Mesfushori 23-vjeçar i Aston Villas, Morgan Rogers, u shpall Futbollisti i Ri i Vitit.