Sport

Mohamed Salah në Liverpool deri në vitin 2027

"Kam luajtur tetë vite, shpresoj të bëhen 10 vjet. Unë jam duke shijuar jetën, futbollin tim. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime", tha Salah

Selçuk Buğra Gökalp  | 11.04.2025 - Përdıtësım : 11.04.2025
Mohamed Salah në Liverpool deri në vitin 2027

Ankara

Skuadra angleze e Premierligës, Liverpool ka zgjatur kontratën me yllin egjiptian Mohamed Salah deri në vitin 2027, transmeton Anadolu.

Futbollisti 32-vjeçar, deklarata e të cilit u publikua në faqen e klubit tha: "Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Tashmë kemi një ekip të mrekullueshëm. Edhe më parë ne kishim një skuadër të mrekullueshme. Por, unë firmosa sepse mendoj se kemi një shans për të fituar trofe të tjerë dhe e shijoj futbollin tim".

"Kjo është e mrekullueshme, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vite, shpresoj të bëhen 10 vjet. Unë jam duke shijuar jetën, futbollin tim. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime", tha Salah.

Me Liverpoolin, Salah ka fituar një Premier Ligë, një Ligë të Kampionëve të UEFA-s, një Kupë të Federatës Angleze (FA) dhe dy Kupa të Ligës si dhe një Superkupë UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube të FIFA-s.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın