Sport

Mbrojtësi japonez Tomiyasu nënshkruan kontratë të re afatgjate me Arsenalin

Mbrojtësi 25-vjeçar u transferua te klubi anglez në gusht 2021

Emre Aşıkçı  | 20.03.2024 - Përdıtësım : 22.03.2024
Mbrojtësi japonez Tomiyasu nënshkruan kontratë të re afatgjate me Arsenalin

Istanbul

Mbrojtësi japonez Takehiro Tomiyasu ka nënshkruar sot kontratë të re afatgjate me Arsenalin, njoftoi klubi anglez i futbollit, transmeton Anadolu.

"Jemi shumë të kënaqur që Tomi e përkushton të ardhmen e tij me ne. Së bashku me aftësinë natyrore dhe forcën e tij, qëndrimi, mentaliteti dhe vlerat e Tomit janë të klasit të parë", ka thënë menaxheri Mikel Arteta në një deklaratë.

"Tomi është i dashur nga të gjithë dhe ka qenë pjesë integrale e skuadrës që kur u bashkua me ne", ka shtuar ai.

Ndërkaq, drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar, ka deklaruar se "Jemi shumë të emocionuar që kemi Tomin me ne për më shumë vite në vijim".

Mbrojtësi 25-vjeçar u transferua te "Topçinjtë" nga Bologna e Serisë A italiane në gusht 2021 dhe ka bërë 73 paraqitje në Arsenal në të gjitha garat. Ai ndihmoi klubin të fitonte Superkupën e Anglisë 2023/2024.

Ai ka bërë 41 paraqitje për ekipin kombëtar japonez, ku përfshihen edhe lojërat olimpike në shtëpi në verën e vitit 2021.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın