Sport

Mbrojtësi i titullit të kampionit Egan Bernal tërhiqet nga "Tour de France"

"Padyshim se nuk doja të përfundoja 'Tour de France', por jam i mendimit se ky është vendimi i duhur për mua në këto rrethana", tha Bernal

Ekip  | 16.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
Mbrojtësi i titullit të kampionit Egan Bernal tërhiqet nga "Tour de France"

Grenoble

Mbrojtësi i titullit të kampionit në "Tour de France", Egan Bernal është tërhequr nga gara përpara një etape të vështirë në Alpe, njoftoi sot ekipi i tij Ineos Grenadiers, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bernal u ballafaqua me vështirësi që nga etapa e fundjavës së kaluar në malet Jura, ku ai ngeci më shumë se shtatë minuta nga pretendentët e tij kryesorë dhe u tërhoq nga gara. I penguar nga dhimbjet e shpinës, çiklisti 23-vjeçar humbi më shumë kohë gjatë fazës së parë.

Bernal u radhit në vendin e 16-të, 19 minuta dhe katër sekonda prapa kryesuesit të garës Primoz Roglic.

"Padyshim se nuk doja të përfundoja 'Tour de France', por jam i mendimit se ky është vendimi i duhur për mua në këto rrethana", tha Bernal, duke shtuar se "Kam respektin më të lartë për këtë garë dhe tashmë me kënaqësi pres për t'u rikthyer në vitet në vazhdim".

Etapa e 17-të e së mërkurës, padyshim është më e vështira, e cila kalon nga Col de La Madeleine dhe Col de La Loze, pikat më të larta të garës këtë vit me 2.304 metra. Rruga pa trafik midis vendpushimeve të skijimit Meribel dhe Courchevel u hap për çiklistët këtë vit pas shtrimit të një udhe pyjore nga autoritetet lokale. Gjashtë kilometrat e fundit të ngjitjes janë veçanërisht të vështira, me pjesë shumë të pjerrëta dhe kthesa të rënda.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın