Mbrojtësi i Galatasaray-it, Marcao pësoi lëndim në gju
Lojtari brazilian lëndoi ligamentin anësor gjatë stërvitjes, njoftoi klubi

Ankara
Galatasaray është i shqetësuar për shkak se mbrojtësi brazilian, Marcao Teixeira lëndoi gjurin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftimin për lëndimin e bëri ekipi turk i futbollit sot në faqen e saj të internetit, se lojtari i rregullt Marcao pësoi një dëmtim të ligamentit anësor (MCL) gjatë stërvitjes të mërkurën.
Skanimet mjekësore treguan se Marcao kishte një dëmtim të shkallës së dytë MCL. Ai aktualisht është nën trajtim për dëmtimin e tij.
Marcao, 23 vjeç, u bashkua me Galatasaray-in në vitin 2019 duke fituar sezonin e kaluar në Super Ligën Turke dhe titullin e Kupës Turke.
Këtë sezon ai pati 34 paraqitje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.