Sport

Manchester City përjashtohet nga garat evropiane për 2 vite

Kampionët aktualë të Premier Ligës po ashtu u gjobitën me 30 milionë euro

Fatih Erel  | 15.02.2020 - Përdıtësım : 16.02.2020
Manchester City përjashtohet nga garat evropiane për 2 vite

Stamboll

Klubi i Premier Ligës angleze Manchester City u përjashtua nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme për shkak të shkeljeve financiare të rregullave "fair-play" të klubeve të UEFA-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Klubi i futbollit Manchester City Football bëri shkelje serioze të Liçensimit të Klubeve dhe Rregullave Financiare "fair-play", duke mbivlerësuar të ardhurat e sponsorizimit të tyre në llogaritë dhe në informacionet e tyre madje edhe të paraqitura në UEFA midis viteve 2012 dhe 2016", tha UEFA në një deklaratë.

Klubi gjithashtu nuk arriti të bashkëpunojë në hetimin e këtij rasti, tha UEFA.

"Dhoma Gjykuese ka vendosur masa disiplinore ndaj Klubit të Futbollit Manchester City duke rekomanduar që të përjashtohet nga pjesëmarrja në garat e klubeve të UEFA-s në dy sezonet e ardhshme (sezonet 2020/21 dhe 2021/22)", tha UEFA.

Kampionët aktualë të Anglisë po ashtu u gjobitën me 30 milionë euro.

Manchester City ka të drejtë ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın