Sport

Manchester City i rinovon kontratën yllit portugez, Ruben Dias

"Jam jashtëzakonisht i lumtur sot. Manchester City është vendi ku dua të jem. Një klub në kulmin e sportit që garon për trofe", tha Dias

Yunus Kaymaz  | 22.08.2025 - Përdıtësım : 22.08.2025
Manchester City i rinovon kontratën yllit portugez, Ruben Dias

Londër

Manchester City, një nga ekipet e Premierligës Angleze ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me mbrojtësin portugez Ruben Dias, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, klubi tha se është nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 me futbollistin 28-vjeçar, i cili iu bashkua ekipit pesë vjet më parë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e fundit.

I transferuar nga Benfica, Dias luajti 223 ndeshje në të gjitha garat me Manchester Cityn, duke fituar katër tituj të Premierligës, nga një në Kupën e Federatës, Kupën e Ligës, UEFA Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën dhe FIFA Kupën e Botës për Klube.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur sot. Manchester City është vendi ku dua të jem. Një klub në kulmin e sportit që garon për trofe. Synimet e klubit përputhen me synimet e mia dhe si futbollist nuk ka asgjë më të mirë. Kur mendoj për trofetë që kemi fituar këtu dhe futbollin që kemi luajtur, nuk mund ta imagjinoj të luaj diku tjetër", tha Dias.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın