Lojtarët e kombëtares U-21 të Bosnjës refuzojnë të shtrëngojnë duart me ekipin e Izraelit
Shumica e lojtarëve boshnjakë shtrënguan duart me gjyqtarët, por më pas refuzuan të shtrëngonin duart me lojtarët izraelitë
Sarajevë
Lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit U-21 të Bosnjë e Hercegovinës protestuan duke refuzuar të shtrëngojnë duart me lojtarët izraelitë U-21 gjatë një ndeshjeje në një fushë neutrale në Hungari, transmeton Anadolu.
Në një ndeshje të Grupit G të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2027 për moshat U-21, ekipet kombëtare U-21 të Bosnjë e Hercegovinës dhe Izraelit u përballën me njëra-tjetrën në qytetin Budaors të Hungarisë.
Në ceremoninë para ndeshjes që u zhvillua në një fushë neutrale, shumica e lojtarëve boshnjakë shtrënguan duart me gjyqtarët, por më pas refuzuan të shtrëngonin duart me lojtarët izraelitë.
Ndeshja përfundoi 0-0.
Përderisa protestat kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza intensifikohen në nivel global, gjithashtu mbahen edhe protesta kundër sportistëve izraelitë në vende të ndryshme.
