Sport

Lojërat Olimpike: Mete Gazoz fiton medaljen e parë të artë në historinë turke në gjuajtjen me hark

Përballë botës, në finale kundër harkëtarit italian, Mauro Nespoli, 22-vjeçari Gazoz fitoi ndeshjen me një rezultat 6-4

Selçuk Buğra Gökalp  | 31.07.2021 - Përdıtësım : 01.08.2021
Lojërat Olimpike: Mete Gazoz fiton medaljen e parë të artë në historinë turke në gjuajtjen me hark Foto: Ali Atmaca / AA

Ankara

Harkëtari turk, Mete Gazoz, ka fituar medaljen e artë në finalen për meshkuj të gjuajtjes individuale me hark në Lojërat Olimpike të Tokios 2020, me çka i solli vendit të tij medaljen e parë olimpike në gjuajtjen me hark, raporton Anadolu Agency (AA).

Përballë botës, në finale kundër harkëtarit italian, Mauro Nespoli, 22-vjeçari Gazoz fitoi ndeshjen me një rezultat 6-4.

Më herët, harkëtari turk u përball me japonezin Takaharu Furukawa, duke fituar ndeshjen në gjysmëfinale me rezultat 7-3.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.