Sport

Lojërat Paralimpike, sportistët turq fitojnë dy medalje në gjuajtje me hark

Türkmenoğlu dhe Hekimoğlu nga Turqia fituan medalje argjendi dhe bronzi në gjuajtje me hark në Lojërat Paralimpike 2020

Can Erözden  | 30.08.2021 - Përdıtësım : 31.08.2021
Lojërat Paralimpike, sportistët turq fitojnë dy medalje në gjuajtje me hark ( Ministria e Rinisë dhe Sporteve e Turqisë - Anadolu Agency )

Ankara

Nihat Türkmenoğlu dhe Bahattin Hekimoğlu nga Turqia fituan medalje argjendi dhe bronzi në gjuajtje me hark në Lojërat Paralimpike 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Türkmenoğlu siguroi argjendin pas një humbje të ngushtë kundër David Drahoninsky-t të Republikës Çeke në përplasjen për medaljen e artë të kategorisë W1 për meshkuj.

Drahoninsky fitoi ndeshjen me rezultat 142-141, duke barazuar rekordin që ai vendosi në Paralimpiadën Rio 2016.

Ndërkohë, Hekimoğlu fitoi bronzin në të njëjtën kategori, duke mposhtur sportistin Mohammadreza Zandi nga Irani me rezultat 139-134.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.