Sport

Liverpooli nderon Diogo Jotan me mural pranë stadiumit Anfield

- Vepra artistike në muret e jashtme të një shtëpie u krijua nga artisti i rrugës Paul Curtis në nder të dy vëllezërve, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Spanjë më 3 korrik.

Shpetim Hiseni  | 21.07.2025 - Përdıtësım : 31.07.2025
Liverpooli nderon Diogo Jotan me mural pranë stadiumit Anfield Foto: Giannis Alexopoulos / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Një mural i futbollistit të ndjerë portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva është pikturuar në muret e jashtme të një shtëpie pranë stadiumit Anfield në Liverpool, raporton Anadolu.

Vepra artistike u krijua nga artisti i rrugës Paul Curtis në nder të dy vëllezërve, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Spanjë më 3 korrik.

Jota, sulmues për klubin britanik Liverpool, humbi jetën në moshën 28-vjeçare.

Vëllai i tij Andre Silva, 25 vjeç, futbollist në klubin portugez FC Penafiel, humbi jetën gjithashtu në aksidentin i cili ndodhi në provincën e Zamorës, në kufi me Portugalinë.

Vdekja e Jotas erdhi më pak se një javë pasi ai dhe partnerja e tij Rute Cardoso u martuan. Çifti kishte tre fëmijë.

Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton Wanderers dhe u bë një nga të preferuarit e tifozëve për instinktin e tij të shënimit dhe shkathtësinë. Ai shënoi 65 gola për klubin dhe ndihmoi ekipin të fitonte titullin e Premierligës në vitin 2025.

Ai luajti gjithashtu për ekipin kombëtar të Portugalisë, të cilin e ndihmoi të arrinte në çerekfinalen e turneut Euro 2024.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın