Sport

Liverpool, Robertson vazhdon kontratën deri në vitin 2024

"Ishte një marrëveshje shumë e lehtë për mua, jam i sigurt edhe për klubin. Shumë shpejtë u pajtuam, prandaj përfundoi gjithçka kaq shpejt. Shpresoj se para nesh ka shumë ditë të mira", tha Robertson"

Dejan Maksimoviç  | 18.01.2019 - Përdıtësım : 19.01.2019
Liverpool, Robertson vazhdon kontratën deri në vitin 2024

Liverpool

LIVERPOOL (AA) - Klubi i futbollit Liverpool ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin e majtë Andy Robertson. Lojtari i përfaqësueses skoceze ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me "Redsat" deri në verën e vitit 2024, transmeton Anadolu Agency (AA)

Me këtë veprim, menaxheri Jurgen Klopp vazhdoi praktikën e mbajtjes së lojtarëve kryesorë me kontrata afatgjata. Joe Gomez dhe Sadio Mane kohët e fundit ranë dakord për një kontratë të re me Liverpoolin, ndërsa Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nënshkruar vazhdimin e kontratës verën e kaluar.

"Kur klubi më ofroi vazhdimin e bashkëpunimit, për mua nuk pati asnjë hamendje. Dua të qëndroj këtu, kështu që e nënshkrova atë. Ishte një marrëveshje shumë e lehtë për mua, jam i sigurt edhe për klubin. Shumë shpejtë u pajtuam, prandaj përfundoi gjithçka kaq shpejt. Shpresoj se para nesh ka shumë ditë të mira", tha Robertson, për faqen e internetit të klubit.

Skocezi arriti në Liverpool në vitin 2017 nga Hull City. Më parë luajti për klubet skoceze Queen's Park dhe Dundee United. Për "Redsat", mbrojtësi 24-vjeçari ka luajtur 56 ndeshje dhe ka shënuar një gol, kurse për skuadrën e Skocisë ka luajtur 28 herë me dy gola të shënuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın