Sport

Liverpool i dha fund pritjes 30-vjeçare duke thyer rekorde

Liverpooli, klubi i cili që nga tetori i vitit 2015 drejtohet nga Jürgen Klopp nga sezoni 1989-90 nuk kishte fituar asnjë kupë të ligës

Hüseyin Burak Demirer  | 26.06.2020 - Përdıtësım : 26.06.2020
Liverpool i dha fund pritjes 30-vjeçare duke thyer rekorde

Ankara

HÜSEYİN BURAK DEMİRER

Klubi futbollistik anglez Liverpool i dha fund pritjes 30-vjeçare pasi fitoi titullin e kampionit të sezonit 2019-2020 në Premier Ligë dhe shkroi histori, shkruan Anadolu Agency (AA).

Liverpooli, klubi i cili që nga tetori i vitit 2015 drejtohet nga Jürgen Klopp nga sezoni 1989-90 nuk kishte fituar asnjë kupë të ligës.

Trajneri 53-vjeçar arriti të të bëhet trajneri i parë gjerman në historinë e Premier Ligës që arrin këtë sukses.

Klubi i Merseyside vitin e kaluar mbeti për një pikë pas Manchester City ndërsa këtë sezon shpalli fitoren në kampionat 7 javë para përfundimit.

Kështu, Liverpool theu rekordin e klubeve Manchester United (1907-08 dhe 2000-01), Everton (1984-85) dhe Manchester City (2017-18) të cilët ishin shpallur kampion 5 javë para përfundimit të sezonit. 

Numri i kampionateve të fituara rritet në 19

Liverpooli që nga viti 1888 kur filloi të organizohet Liga e Parë Angleze fitoi kupën e 19-të ndërkaq të parën që nga viti 1992 kur u ribrendua si Premier Ligë.

Me këtë "Të kuqtë" u afruan edhe një hap tek Manchester United me 20 kupa të fituara, klubi më i suksesshëm në Premier Ligë.

Dhjetë klube që kanë fituar më shumë kampionate në këtë ligë janë si në vijim:

1. Manchester United: 20

2. Liverpool: 19

3. Arsenal: 13

4. Everton: 9

5. Aston Villa: 7

6. Sunderland: 6

7. Chelsea: 6

8. Manchester City: 6

9. Newcastle United: 4

10. Sheffield Wednesday: 4

Shënuan rekordin e fitoreve në Anfield

Skuadra e Liverpoolit nën drejtimin e Bill Shanky, mes muajve janar dhe dhjetor të vitit 1972 fitoi 21 ndeshje të nëpasnjëshme në fushën e saj duke thyer rekord në Angli.

Ndërsa seria e fitoreve të skuadrës së Klopp-it që filloi më 9 shkurt 2019 ende vazhdon me 23 fitore të njëpasnjëshme deri tani.

Një humbje në 48 ndeshte të ligës

Liverpooli në 48 ndeshjet e fundit në Premier Ligë pësoi vetëm një humbje.

Klubi i Merseyside serinë prej 18 fitoreve në ligë të filuar në javën e 10-të të këtij sezoni e përfundoi më 29 shkurt në ndeshjen kundër Watfordit që e humbi 3-0. Me këtë barazoi rekordin e Manchester City të sezonit 2017-18 me serinë më të gjatë të fitoreve.

Në të njëjtën ndeshje iu dha fund edhe serisë së pathyeshmërisë prej 44 ndeshjesh. Liverpooli nuk arriti të thyej rekordin e Arsenalit me 49 ndeshje të nëpasnjëshme të fituara në vitet 2003 dhe 2004. "Të kuqtë" tejkaluan Chelsea-n që kishte fituar 40 ndeshje (2004-2005) dhe Nottingham Forest (1977-1978).

Rekordet që e presin Liverpoolin

Nëse llogaritet se deri në përfundimin e sezonit kanë mbetur edhe 7 ndeshje, Liverpooli ka mundësi të thyej shumë rekorde.

Liverpooli me 86 pikë të grumbulluara deri më tani, me 21 pikë të mundshme, mund të thyej rekordin e Manchester City-t të para dy sezoneve "kampioni me më së shumti pikë të grumbulluara".

Manchester City në sezonin 2017-18 me 19 pikë para Manchester United kishte thyer rekord. Ndërkaq Liverpooli për momentin i shkon 23 pikë Manchester City.

Liverpooli me 28 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje është afër thyerjes se rekordit të Manchester City-t nën drejtimin e Josep Guardiola-s, të cilët në dy sezonet e fundit kampionatin e përfunduan me 32 fitore.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın