Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2022
Superylli argjentinas udhëhoqi kombëtaren e futbollit të Argjentinës drejt titullit të tretë të Kupës së Botës në Katar 2022

Ankara
Futbollisti argjentinas dhe lojtari i Paris Saint Germain-it (PSG) Lionel Messi është fitues i çmimit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2022, raporton Anadolu.
Mbrëmë në Paris është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best Fifa Football Awards”, ku në përzgjedhje kanë marrë pjesë kapitenët dhe selektorët e të gjitha kombëtareve botërore, si dhe gazetarë.
Çmimi në fjalë ndahet nga FIFA në bazë të opinioneve të përzgjedhësve, kapitenëve, gazetarëve dhe tifozëve nga e gjithë bota.
Çmimi i shkoi Messit kryesisht falë titullit të kampionatit botëror që fitoi me Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Si trajner më i mirë u shpall menaxheri i Argjentinës Lionel Scaloni, portieri më i mirë Emiliano Martinez (Argjentinë), kurse parafutbollisti polak Marcin Oleksy, i cili shënoi një gol me gërshërë, fitoi çmimin "Puskas" për golin më të mirë.
Në skuadrën ideale për vitin 2022 u përfshinë: Thibaut Courtois, Achraf Hakimi, Joao Cancelo, Virgil Van Dijk, Kevin De Bruyne, Luka Modrić, Casemiro, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Erling Haaland.
Ndërkaq, si futbolliste më e mirë në botë u shpall spanjollja Alexia Putellas (Barcelona).
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.