Sport

Liga e Evropës, Shkëndija eliminohet nga Tottenham me rezultat 1-3

Ndeshja e cila u zhvillua në Shkup në stadiumin "Todor Proeski" u drejtua nga arbitri turk, Ali Palabıyık, ndërsa ndihmësit e tij ishin Serkan Olguncan dhe Mehmet Cem Satman. Arbitri i katërt ishte Arda Kardeşler

Abdula Berisha  | 24.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Liga e Evropës, Shkëndija eliminohet nga Tottenham me rezultat 1-3 Foto: Furkan Abdula/AA

Shkup

Ekipi i Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut pësoi disfatë nga klubit anglez Tottenham me rezultat 1-3 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të raundit të tretë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e cila u zhvillua në Shkup në stadiumin "Todor Proeski" u drejtua nga arbitri turk, Ali Palabıyık, ndërsa ndihmësit e tij ishin Serkan Olguncan dhe Mehmet Cem Satman. Arbitri i katërt ishte Arda Kardeşler.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të mysafirëve nga Anglia, me golin e shënuar nga argjentinasi Erik Lamela në minutën e 5-të.

Në fillim të pjesës së dytë, nikoqirët barazuan rezultatin në 1-1 në minutën e 55-të me golin e Valmir Nafiut, duke ngjallur shpresat për një rezultat pozitiv.

Mirëpo, sulmuesit e Tottenham-it, Heung-Min Son dhe Harry Kane, sollën fitore për klubin e tyre në golat e shënuar në minutën e 70-të, respektivisht 79-të.

Në këtë mënyrë, ekipi i Shkëndijës eliminohet nga gara, ndërsa në raundin e radhës vazhdoi Tottenham.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın