Sport

LeBron James u kërkon falje fansave për sezonin zhgënjyes të Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers aktualisht është në vendin e tetë me 21 fitore dhe 22 humbje në Konferencën Perëndimore

Emre Aşıkçı  | 17.01.2022 - Përdıtësım : 18.01.2022
LeBron James u kërkon falje fansave për sezonin zhgënjyes të Los Angeles Lakers

Stamboll

LeBron James sot u kërkoi falje fansave të Los Angeles Lakers për lojën zhgënjyese të ekipit dhe premtoi se "do të përmirësohen", transmeton Anadolu Agency (AA).

"LakerNation u kërkoj falje dhe premtoj se do të përmirësohemi!", shkroi James në Twitter.

Gjysma e sezonit 2021/2022 tashmë ka përfunduar ndërsa Lakers kanë 21 fitore dhe 22 humbje në Konferencën Perëndimore, përfshirë 3 humbje radhazi.

Kohët e fundit, tifozët kanë qenë kritikë ndaj superyllit të tyre, Russell Westbrook, për performancën e tij të dobët në gjuajtje.

James, nga ana tjetër, shënoi mesatarisht 28.9 pikë, 7.5 kërcime, 6.5 asiste, 1.6 vjedhje dhe 1.2 bllokime me 51.9 për qind gjuajtje dhe 36.2 për qind nga vija e 3 pikëve këtë sezon.

James është kampion i katërfishtë i NBA-së (2012, 2013, 2016, 2020), duke fituar tituj me Miami Heat (2), Cleveland Cavaliers dhe Los Angeles Lakers.

Ai te skuadra e Los Angeles Lakers është që nga viti 2018.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın