Sport

Las Vegas, stacioni i radhës i Formula 1

Raundi i 22-të do të zhvillohet në pistën e gjatë 6.2 kilometra në Nevada, ku fituesi do të dihet pas 50 xhirove

Can Erözden  | 17.11.2023 - Përdıtësım : 20.11.2023
Las Vegas, stacioni i radhës i Formula 1

Ankara

ANKARA (AA) - Këtë fundjavë Formula 1 do të zhvillohet në SHBA ndërsa Grand Prix vjen si inaugurim në Las Vegas, raporton Anadolu.

Raundi i 22-të, i cili do të zhvillohet në 50 xhiro në pistën e gjatë 6.2 kilometra në Las Vegas Strip Circuit në Nevada, do të fillojë të shtunën në orën 22:00 sipas kohës lokale.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, tashmë ka siguruar fitoren e titullit të vitit 2023 pas garës të zhvilluar në Katar muajin e kaluar.

Fitorja e tij e 17-të e vendosi atë si pilotin më të mirë të sezonit.

Sezoni me 23 raunde i F1 do të përfundojë me Çmimin e Madh të Abu Dabit më 26 nëntor.



- Pesë pilotët më të mirë të sezonit 2023

1. Max Verstappen (Holandë): 524 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 258 pikë

3. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 226 pikë

4. Fernando Alonso (Spanjë): 198 pikë

5. Lando Norris (Britani e Madhe): 195 pikë


- Skuadrat

1. Red Bull: 782 pikë

2. Mercedes: 382 pikë

3. Ferrari: 362 pikë

4. McLaren: 282 pikë

5. Aston Martin: 261 pikë



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın