Sport

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve, Barcelona mund Real Madrid-in

Në pjesën e dytë, Gerard Pique shënoi golin e tretë të skuadrës Barcelona, e cila pas 25 vitesh arriti që të fitojë një El Clasico të luajtur jashtë Spanjës

Hüseyin Burak Demirer  | 30.07.2017 - Përdıtësım : 31.07.2017
Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve, Barcelona mund Real Madrid-in

Ankara

ANKARA (AA) – Në ndeshjen e Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve 2017, e cila zhvillohet mes klubeve më të rëndësishme të Evropës, Barcelona shënoi fitore ndaj Real Madrid-it me rezultati 3-2, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Hard Rock të qytetit Miami në SHBA, në kuadër të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve që këtë vit organizohet për herë të pestë.

Barcelona arriti në epërsi në minutat e para të ndeshjes, me golin e shënuar nga Lionel Messi në minutën e 3-të dhe me atë të Ivan Rakitiç në minutën e 7-të. Ndërkaq, Real Madrid me golat e Mateo Kovaçiç në minutën e 14-të dhe me atë të Marco Asensio-s në minutën e 36-të arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Gerard Pique shënoi golin e tretë të skuadrës Barcelona, e cila pas 25 vitesh arriti që të fitojë një El Clasico të luajtur jashtë Spanjës.

Barcelona, e cila fitoi 7 pikë nga 3 ndeshje të turneut të SHBA-ve në kuadër të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve 2017, përfundoi turneun si kampion.

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve 2017 organizohet në tre turne të ndryshme në SHBA, Kinë dhe Singapor.

Në turne marrin pjesë klubet angleze si Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham, Barcelona dhe Real Madrid nga Spanja, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nga Gjermania, Juventus, Milan, Inter dhe Roma nga Italia, si dhe nga Franca Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın