Sport

Kualifikimet për Botërorin: Maqedonia e Veriut pëson humbje të thellë nga Uellsi me rezultatin 7:1

Me këtë fitore, Uellsi e siguroi vendin e dytë në grup pas Belgjikës, ndërsa Maqedonia e Veriut, që deri në këtë duel ishte e pamposhtur, përfundoi në vendin e tretë

Shpetim Hiseni  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
Kualifikimet për Botërorin: Maqedonia e Veriut pëson humbje të thellë nga Uellsi me rezultatin 7:1

Shkup

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll pësoi humbje të thellë në Kardif ndaj Uellsit me rezultat 7:1 në kuadër të Grupit J të kalifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2026, duke i dhënë fund serisë prej 14 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare, transmeton Anadolu.

Me këtë fitore, Uellsi e siguroi vendin e dytë në grup pas Belgjikës, ndërsa Maqedonia e Veriut, që deri në këtë duel ishte e pamposhtur, përfundoi në vendin e tretë.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut megjithatë do të luajë në “play-off” për Botërorin, falë rezultateve në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Uellsit dominoi që nga fillimi dhe kaloi në epërsi falë penalltisë së kapitenit Harry Wilson në minutën e 18-të. Vetëm tre minuta më vonë, David Brooks shënoi për 2:0. Shpresa për rezultat më të mirë për Maqedoninë e Veriut erdhi në minutën e 23-të me golin e Bojan Miovskit pas asistimit të shkëlqyer të Darko Velkovskit. Në minutën e 37-të, Brennan Johnson rriti epërsinë e Uellsit, ndërsa në minutën e 57-të, Daniel James shënoi golin e katërt. Në fund të ndeshjes, Wilson realizoi edhe dy gola (75’ dhe 81’), ndërsa rezultatin përfundimtar 7:1 e vulosi Nathan Broadhead në minutën e 88-të.

Në ndeshjen tjetër të Grupit J, Belgjika fitoi bindshëm ndaj Lihtenshtajnit me rezultatin 7:0.

Tabela përfundimtare është si në vijim: Belgjika 18 pikë, Uellsi 16, Maqedonia e Veriut 13, Kazakistani 8, Lihtenshtajni 0.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın