Sport

Kualifikimet për Botërorin 2026: Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Turqi ose Rumani

Nëse Kosova triumfon në Bratislavë kundër Sllovakisë, atëherë dueli i 31 marsit është finale e "play-off"-it, ku kundërshtar do të jetë fituesi i çiftit Turqi–Rumani

Agim Sulaj  | 24.03.2026 - Përdıtësım : 24.03.2026
Kualifikimet për Botërorin 2026: Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Turqi ose Rumani

Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen e radhës të kombëtares kosovare në futboll, që zhvillohet më 31 mars 2026, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, transmeton Anadolu.

Kjo përballje është i një rëndësi të veçantë pasi fati i saj lidhet me rezultatin e ndeshjes paraprake në Sllovaki, e cila zhvillohet më 26 mars në ora 20:45.

Nëse Kosova triumfon në Bratislavë kundër Sllovakisë, atëherë dueli i 31 marsit është finale e "play-off"-it, ku kundërshtar do të jetë fituesi i çiftit Turqi–Rumani, në përballjen që do të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Në rast humbjeje, ndeshja do të zhvillohet si miqësore ndaj humbësit të duelit Turqi-Rumani.

Biletat janë në shitje online dhe çmimet variojnë sipas tribunave nga 10 euro për pjesën veri dhe jug të stadiumit, 20 euro për pjesën lindore, 30 euro për pjesën perëndimore dhe 100 euro për sektorin VIP.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.