Kualifikimet për EURO 2020, sfida të lehta për Italinë dhe Spanjën
Një ndeshje veçanërisht interesante mund të jetë përballja e xhiros së dytë të grupit "D", ku në Bazel të Zvicrës do të takohen Zvicra dhe Danimarka

Shkup
Sonte vazhdojnë përballjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll, që do të zhvillohet në vitin 2020, me ndeshjet në grupet D, F dhe J, raporton Anadolu Agency (AA).
Kombëtarja e Italisë, ”Azurët”, vlejnë për favorit absolut kundër autsajderit, njërës nga kombëtaret më të dobëta të Evropës, Lihtenshtajni, prandaj gjithçka tjetër përveç fitores në ndeshjen e sontme në Parma, do të ishte një senzacion i vërtetë.
Finlanda është një favorit i vogël “në letër”, në përballjen në Jerevan, për çka në rast të një dështimi eventual në fillim të kualifikimeve, do të humbiste hapin në përpjekjet për vendin e dytë në grupin që çon në kampionatin e ardhshëm kontinental.
Në xhiron e dytë të grupit ”F”, në derbin skandinav në Oslo, Norvegjia mirëpret Suedinë. Në të njëjtin grup, Spanja nuk pritet të ketë probleme të mëdha në Maltë, njëjtë si Rumania në Kluzh kundër Ishujve Faroe.
Një ndeshje veçanërisht interesante mund të jetë përballja e xhiros së dytë të grupit "D", ku në Bazel të Zvicrës do të takohen Zvicra dhe Danimarka.
Gjeorgjia do të udhëtojë në Dublin për përballje më Republikën e Irlandës.
- Çiftet dhe ora e dueleve
Ora 18:00
JEREVAN: Armeni - Finlandë (grupi ”J”)
20:45
BAZEL: Zvicër - Danimarkë ("D")
DUBLIN: Republika e Irlandës - Gjeorgji ("D")
KLUZH: Rumani - Ishujt Faroe ("F")
OSLO: Norvegji - Suedi ("F")
TAKALI: Maltë - Spanjë ("F")
PARMA: Itali - Lihtenshtajn ("J")
ZENICË: Bosnjë e Hercegovinë - Greqi ("J")
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.