Kualifikimet për EURO 2020: Kosova në derbin e fqinjëve në Podgoricë, Polonia në Shkup
Derbi rajonal do të luhet në Podgoricë, ku Mali i Zi pret Kosovën, ndërsa në Shkup, Maqedonia e Veriut është nikoqire e Polonisë

Üsküp
Me ndeshjet në grupet A, B, D, F dhe G, sonte do të nisë xhiroja e tretë kualifikuese për EURO 2020 në futboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Derbi rajonal do të luhet në Podgoricë, ku Mali i Zi pret Kosovën, ndërsa në Shkup, Maqedonia e Veriut është nikoqire e Polonisë.
Nga shtetet e rajonit, Serbia do të jetë mysafire e Ukrainës në Lviv ndërsa Sllovenia ka udhëtuar në Klagenfurt për të luajtur kundër Austrisë fqinje.
Padyshim se ndeshja e cila më së shumti spikat për nga cilësia e dy kundërshtarëve do të jetë përballja mes Danimarkës dhe Republikës së Irlandës që do të luajnë në stadiumin Parken në Kopenhagë.
Çiftet dhe ora e ndeshjeve
Grupi "A"
Podgoricë: Mali i Zi - Kosova (ora 20:45)
Pragë: Republika Çeke - Bullgaria (20.45)
Renditja në tabelë: Anglia 6 pikë, Bullgaria 2, Kosova 1, Mali i Zi 1, Republika Çeke 0.
Grupi "B"
Lviv: Ukraina - Serbia (20:45)
Vilnjus: Lituania - Luksemburgu (20:45)
Renditja në tabelë: Ukraina 4, Luksemburgu 3, Portugalia 2, Serbia 1, Lituania 0.
Grupi "D"
Tbilisi: Gjeorgjia - Gjibraltari (18:00)
Kopenhagë: Danimarka - Republika e Irlandës (20:45)
Renditja në tabelë: Republika e Irlandës 6, Zvicra 4, Danimarka 1, Gjibraltari 0, Gjeorgjia 0.
Grupi "F"
Solna: Suedia - Malta (20:45)
Oslo: Norvegjia - Rumania (20:45)
Torshvan: Ishujt Faroe - Spanja (20:45)
Renditja në tabelë: Spanja 6, Suedia 4, Rumania 3, Malta 3, Norvegjia 1, Ishujt Faroe 0.
Grupi "G"
Riga: Letonia - Izraeli (20:45)
Shkup: Maqedonia e Veriut - Polonia (20:45)
Klagenfurt: Austria - Sllovenia (20:45)
Renditja në tabelë: Polonia 6, Izraeli 4, Maqedonia e Veriut 4, Sllovenia 2, Austria 0, Letonia 0.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.