Sport

KS Luftëtari nga Gjirokastra humb në miqësoren ndaj Trabzonspor-it

KS Luftëtari në kuadër të fazës së përgatitjeve që po i zhvillon në qytetin Antalya të Turqisë, është përballur në ndeshjen miqësore me Trabzonspor-in

Hilmi Sever  | 09.01.2018 - Përdıtësım : 09.01.2018
KS Luftëtari nga Gjirokastra humb në miqësoren ndaj Trabzonspor-it Şebnem Coşkun/AA

Antalya

ANTALYA (AA) - Klubi i Superligës së Shqipërisë, KS Luftëtari ka pësuar disfatë në përballjen me klubin e Superligës së Turqisë, Trabzonspor në miqësoren e luajtur në qytetin Antalya, e cila përfundoi me rezultat 2-1, raporton Anadolu Agency (AA).

KS Luftëtari në kuadër të fazës së përgatitjeve që po i zhvillon në qytetin Antalya të Turqisë, është përballur në ndeshjen miqësore me Trabzonspor-in.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsi të Trabzonspor-it me rezultat 1-0, ku golin e shënoi futbollist i ri Yusuf Yazici.

KS Luftëtari nga Gjirokastra në minutën e 52-të brazoi me golin e Vasil Shkurtaj, ndërsa Hugo Rodallega i Trabzonspor-it ishte ai që e kaloi klubin e tij në epërsi për herë të dytë.

Momentalisht KS Luftëtari gjendet në vendin e 7-të në Superligën shqiptare me 19 pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın